🇬🇷 🇬🇧 🇦🇱

Instituti i Marrëdhenieve Ndërballkanike Kulturore

Projekti Maligrad


Lajme - Aktivitete

Publikime

Ditët e Arkeologjisë Ballkanike të Athinës 2017

Na Kontaktoni


Lidhje

Institutit i Marrëdhenieve Ndërballkanike Kulturore (I.M.N.K.), i njohur me vendimin 6247/04/12.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës, është një organizatë e re shkencore jofitimprurëse me seli në Athinë, e cila drejtohet nëpërmjet procedurave statutore dhe zgjedhjeve të audituara ligjërisht nga një Bord Drejtorësh prej pesë anëtarësh për një mandat katërvjeçar.

Objektivi i tij themelor, bazuar në Statutet e miratuara, është zhvillimi i sinqertë dhe i thellë i marrëdhënieve kulturore midis vendeve të Gadishullit Ballkanik. Njëzet e pesë (25) anëtarët themelues të saj, të specializuar në Historinë dhe Arkeologjinë e Ballkanit, doktorantë dhe kandidatë për doktoraturë nga universitetet greke (Universiteti i Athinës, Universiteti i Janinës, Universiteti i Kretës), dhe anëtarët e saj nderi, ekspertë nga Greqia dhe Ballkani, janë aq të gatshëm, sa edhe të përgatitur shkencor, të kontribuojnë me të gjitha forcat e tyre në studimin e së kaluarës historike dhe arkeologjike të Ballkanit dhe të bashkojnë prirjen e tyre pozitive dhe forcat e tyre me kolegët nga Shqipëria dhe vendet fqinje, në mënyrë që kultura të jetë baza mbi të cilën do të themelohet kursi i përbashkët i këtyre vendeve në një mjedis konkurrues evropian dhe ndërkombëtar në një periudhë krize të përgjithshme ekonomike.

Njohja më e mirë midis popujve të Ballkanit dhe përpjekja për bashkëpunim kulturor duhet të konsiderohet si një përparësi kryesore në planifikimin e së ardhmes së Ballkanit.

Objektivat kryesore

Objektivat kryesore të I.M.N.K. janë si më poshtë:

  1. Bashkëpunim i ngushtë dhe i barabartë me institucionet shkencore të vendeve të rajonit të Ballkanit dhe veçanërisht të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, IRJM).
  2. Promovimi (shkencor, akademik dhe online) i pasurisë historike, arkeologjike, folklorike, mjedisore dhe ekologjike të rajonit.
  3. përpjekja për të krijuar dhe organizuar një Departament të Historisë-Arkeologjisë dhe një Qendër Akademike për Studime Arkeologjike në kuadër të funksionimit të njësive akademike në Shqipëri.
  4. organizimi i punëtorive, konferencave, ekspozitave arkeologjike, ekskursioneve edukative në zonat e lartpërmendura dhe promovimi i vendeve arkeologjike më pak të njohura të Ballkanit Perëndimor, por edhe të rajoneve fqinje të Maqedonisë Perëndimore.
  5. krijimi i një vjetori periodik shkencor, arkeologjik dhe historik nën mbikëqyrjen e një Komiteti të Posaçëm Shkencor, të përbërë nga shkencëtarë të shquar të Ballkanit, si dhe aktiviteti i përgjithshëm botues (albume fotografike, përkthime librash arkeologjikë, botime studimesh, tezash shkencore, që lidhen me rajonin më të gjerë, etj.)
  6. promovimi i kërkimit arkeologjik, që nga viti 2009 me organizimin e Misionit Arkeologjik Ndërdisiplinor Greko-Shqiptar në pjesën shqiptare të Prespës së Madhe, në nivel dypalësh dhe ndërballkanik dhe promovimi elektronik dhe online i aktiviteteve të I.M.N.K. synon të kontribuojë në krijimin e bazave të reja për komunikimin e popujve të Ballkanit në kontekstin e kursit të tyre të përbashkët evropian.

<aside> <img src="/icons/hand_gray.svg" alt="/icons/hand_gray.svg" width="40px" />

Nëse jeni të interesuar për projektin ose dëshironi të na përshëndetni, mos hezitoni të na kontaktoni duke plotësuar formularin më poshtë.

</aside>